U braktis nga prindërit se ishte albine, historia e vajzës që sot pozon për Vogue

Xueli u braktis nga prindërit e saj për shkak se ishte albine. Albinizmi shihet si një mallkim ose fat i keq në disa pjesë të Kinës. Ajo u birësua nga një familje holandeze kur ishte vetëm 3 vjeç. Sot, Xueli është një modele 16-vjeçare dhe një simbol i shpresës për shumë njerëz.

Xueli e mori emrin nga stafi në jetimore. “Xue” do të thotë borë dhe “Li” do të thotë e bukur. Rruga drejt modelingut nisi në moshën 11 vjeçare për t’u bërë një modele e suksesshme. Fotografitë e saj janë shfaqur edhe në muze dhe dhe ajo ka qenë modele për disa marka mode.

Ajo ka pozuar dhe për Vogue. “Edhe pse jam e angazhuar në modelim, ky nuk është qëllimi im në jetë. Me të vërtetë më pëlqejnë xhirimet dhe kam pasur vetëm përvoja pozitive deri më tani, por nuk dua të mbështetem vetëm në këtë punë.“, thotë ajo.
Kategoritë
BotaLajme