U prezantua si inspektor, kërkoi 11 mijë euro një biznesi në Kamenicë

U prezantua si inspektor, kërkoi 11 mijë euro një biznesi në Kamenicë

Një person në fshatin Rogoqicë të Kamenicës u prezantua si inspektor, ku kërkoi 11 mijë euro në një lokal.

Ai i kishte kërkuar nga shtetasja e Shqipërisë që ishte pronare e këtij biznesi që t’ia jepte 400 euro nën pretekstin për t’ia rregulluar dokumentacionin, në të kundërtën do t’i shqiptohej gjoba prej 11 mijë euro.

Për çka ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Fsh. Rrogoqicë, Kamenicë 18&20.01.2021 – 12:00. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti tek një biznes është prezantuar si inspektor i nivelit qendror dhe nga pronarja e biznesit femër shtetase e Shqipërisë ka kërkuar 400 € nën pretekstin për t’i rregulluar dokumentacionin në të kundërtën ai së bashku me kolegët e t’i do t’i shqiptojë gjobë prej 11,000 (njëmbëdhjete mirë) €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Kategoritë
LajmeVendi