U shpall i zhdukur pas tsunamit të 2004, gjendet në spital psikiatrik pas 16 vitesh

Një oficer policie që ishte zhdukur që nga tsunami katastrofik në 2004 në Indonezi, i cili vrau më shumë se 200,000 njerëz më shumë se 16 vite më parë, është gjendur në një spital psikiatrik.

Asep u shpall i zhdukur pas tsunamit dhe familjarët ishin të bindur se ai kishte vdekur.

Por sipas mediave vendore dhe ndërkombëtare, ai është gjetur.  Si pasojë e tsunamit ai pësoi shqetësime të mëdha mendore, dhe për këtë arsye ka kaluar 16 vitet e fundit të jetës së tij në një spital psikiatrik.

Gjetja e tij ishte e rastësishme falë fotografive të publikuara në rrjetet sociale. Një nga të afërmit e rij u shpreh se asnjë nuk mendonte më se ai mund të ishte ende gjallë.

Familja e tij u shpreh shumë mirënjohëse për gjetjen e tij, por nuk e kupton se pse nuk i është thënë se ai ndodhej në spital psikiatrik.

Kategoritë
Të ndryshme