Udhëheqësit e botës turke mblidhen në Stamboll për Samitin 8. të Këshillit Turk

Samiti 8. i Këshillit Turk do të mbahet sot në Ishullin e Demokracisë dhe Lirive në Stamboll, nën mikpritjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në samitin me temë “Teknologjitë e Gjelbra dhe Qytetet Inteligjente në Epokën Digjitale” do të marrin pjesë Presidenti i Azerbajxhanit – Ilham Aliyev, Presidenti i Kazakistanit – Kassym-Jomart Tokayev, Presidenti i Kirgizisë – Sadyr Japarov, Presidenti i Uzbekistanit – Shavkat Mirziyoyev dhe Kryeministri Viktor Orban i Hungarisë, vend me statusin e vëzhguesit në Këshillit Turk.

Turkmenia gjithashtu, e cila sapo është anëtarësuar në Këshillin Turk me statusin e shtetit vëzhgues, do të përfaqësohet për herë parë në këtë samit nga Presidenti Gurbanguly Berdimuhamedow.

Presidenti Erdogan fillimisht mori pjesë në Programin e Inaugurimit të Selisë të Sekretariatit të Këshillit Turk, në distriktin Sultanahmet të Stambollit.

Krahas shefit të Ankarasë zyrtare, në program morën pjesë edhe presidentët e vendeve anëtare të Këshillit Turk, ministri i Punëve të Jashtme – Mevlut Çavusoglu, nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Binali Yıldırım, si dhe shumë të ftuar.

Erdogani dhe të ftuarit e tij më pas u nisën për në Ishullin e Demokracisë dhe Lirive, ku do të mbahet Samiti 8. i Këshillit Turk.

Gjatë samitit të sotëm pritet të merren vendime të rëndësishme në lidhje me funksionimin dhe të ardhmen e organizatës, përfshi këtu ndryshimin e emrit të Këshillit Turk në “Organizata e Shteteve Turke” dhe miratimin e Dokumentit të Vizionit për 20 vitet e ardhshme.

Në këtë samit, ku Azerbajxhani do t’i dorëzojë Turqisë presidencën e radhës, do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Me rastin e samitit, Presidenti Erdogan do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij.

Kategoritë
BotaLajme