Udhëheqësit e kishave i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë konfiskimin e tokës në Kuds

Në një letër drejtuar ministres izraelite të Mbrojtjes së Mjedisit, Tamar Zandberg, udhëheqësit e kishës theksuan se ekziston një plan për të zgjeruar një park izraelit në malin e Ullirit në Kudsin Lindor dhe kërkuan ndalimin e këtij plani

Udhëheqësit e kishave të Kudsit kanë paralajmëruar planin izraelit për të konfiskuar tokat në pronësi të kishës në qytetin e pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një letër të datës 18 shkurt drejtuar ministres izraelite të Mbrojtjes së Mjedisit, Tamar Zandberg, udhëheqësit e kishës theksuan se ekziston një plan për të zgjeruar një park izraelit në malin e Ullirit në Kudsin Lindor dhe kërkuan ndalimin e këtij plani.

Letra u nënshkrua nga patriarku ortodoks-grek i Kudsit, Theopolis III, kleriku i Kishës Katolike të Tokës së Shenjtë, Francesco Patton dhe patriarkut armen i Kudsit, Nourhan Manougian.

Udhëheqësit e kishës thanë se Mali i Ullinjve është një nga vendet e shenjta në krishtërim, i cili mirëpret vendet e shenjta të krishtere të vizituara nga miliona të krishterë në mbarë botën.

Kopje të letrës iu dërguan edhe Konsujve të Përgjithshëm të Turqisë, Francës, Italisë, Greqisë, Spanjës dhe Suedisë në Kuds.

Vitin e kaluar, krerët e kishave protestuan ndaj përpjekjeve të grupeve të kolonëve izraelitë për të marrë kontrollin e pronave të kishave në Kudsin Lindor të pushtuar.

Kategoritë
BotaLajme