UEFA heq rregullin e golit si mysafir

Në një deklaratë, UEFA tha se do të ndryshojë rregullin e kualifikimit për ekipin që shënon më shumë gola jashtë gjatë dy ndeshjeve në të cilat skuadrat shënojnë numër të barabartë të golave

Rregulli i golit si mysafir ​nuk do të zbatohet në garat e klubeve të UEFA-s nga sezoni 2021-22, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, UEFA tha se do të ndryshojë rregullin e kualifikimit për ekipin që shënon më shumë gola jashtë gjatë dy ndeshjeve në të cilat skuadrat shënojnë numër të barabartë të golave.

Tani e tutje, do të luhen dy pjesë shtesë 15-minutëshe, si në sistemin e eliminimit me një ndeshje të vetme. Nëse barazimi vazhdon edhe në minutat shtesë, fituesi do të caktohet nëpërmjet penalltive.

Kategoritë
LajmeSport