UEFA i tregon vendin futbollistit boshnjak, që mbanë tatuazhin e një krimineli

Ognjen Vranjes është një futbollist serbo boshnjak, që i është treguar vendi nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Vranjes ka vendosur ta bëjë dy vite më parë tatuazh në krah kriminelin Momcilo Cujic.

31-vjeçari për këtë tatuazh ishte përjashtuar edhe nga Përfaqësuesja e Bosnjës dy vite më parë, edhe pse ishte një futbollist titullar, por presioni i madh nga tifozët bëri që federata boshnjake e futbollit ta përjashtojë atë.

Aktualisht Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë kriminelin e Luftës së Dytë Botërore e ka në krahë, ku duket haptazi.

UEFA i ka dërguar një paralajmërim boshnjakut, se me atë tatuazh nuk mund të luaj në garat evropiane.

Cujic me grupet e tij çetnike kishte kryer masakra të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.

Vendimi i UEFA-s është përshëndetur nga tifozët kroat dhe boshnjak, pasi të jesh futbollist si Vranjes dhe të përkrahësh një kriminel kjo më së paku ka të bëj me futbollin.

Vranjes nëse dëshiron të luaj ndeshje në garat evropiane, duhet të luaj me fanella me mëngë të gjata.

Kategoritë
Sport