UEFA ndëshkon Arnautoviçin me një ndeshje përjashtim për fyerje ndaj Ezgjan Alioskit

Organi i Apelit i UEFA-s njoftoi vendimin pasi filloi një hetim disiplinor kundër Arnautoviçit për komentet e tij të dyshuara raciste ndaj Alioskit në ndeshjen e Grupit C të së dielës në të cilën Austria fitoi me rezultatin 3-1

ANKARA (AA) – UEFA ka ndëshkuar futbollistin e Austrisë Marko Arnautoviç me një përjashtim prej një ndeshjeje për shkak të fyerjes ndaj lojtarit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski në ndeshjen e Kampionatit Evropian EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organi i Apelit i UEFA-s njoftoi vendimin pasi filloi një hetim disiplinor kundër Arnautoviçit për komentet e tij të dyshuara raciste ndaj Alioskit në ndeshjen e Grupit C të së dielës në të cilën Austria fitoi me rezultatin 3-1.

Ai gjithashtu bëri disa gjeste me dorë dhe bërtiti gjatë festimit të golit të tij para se kapiteni David Alaba të ndërhynte për ta ndaluar.

Pas ndeshjes, Arnautoviç kërkoi falje për reagimin e tij, por mohoi përdorimin e gjuhës raciste.

Sulmuesi 32-vjeçar do ta humbasë ndeshjen kundër Holandës të enjten.

Kategoritë
LajmeSport