Uellsi dhe Danimarka kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Uellsit dhe ajo e Danimarkës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Euro 2020.

Uellsi dhe Danimarka janë dy ekipet e para që kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, në takimin i cili pritet të zhvillohet në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit nga ora 18:00.

Britanikët kanë ardhur nga vendi i dytë i Grupit A me katër pikë të mbledhura nga fitorja ndaj Turqisë dhe barazimi ndaj Zvicrës dhe synojnë ta mposhtin Danimarkën për të siguruar çerekfinalen.

Në anën tjetër, skandinavët humben dy ndeshjet e para ndaj Finlandës dhe Belgjikës, por mposhten thellë Rusinë dhe duan ta vazhdojnë formën e lartë për të kaluar në fazën tjetër.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pa ndonjë befasi.

Formacionet zyrtare:

Uellsi: Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore

Danimarka: Schmeichel; Maehle, Vestergaard, Kjaer, Christensen, Stryger; Hojbjerg, Delaney; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite.

Kategoritë
LajmeSport