Ukraina dëshiron pjesëmarrjen e Turqisë në bisedimet me Rusinë për krizën e Donbasit

Sergiy Nikiforov, zëdhënësi i Presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy, tha se ata favorizojnë formate që do të ndihmonin zgjidhjen, duke përfshirë pjesëmarrjen e Turqisë në bisedimet e krizës së Donbasit.

Nikiforov tha për gazetën ruse “Kommersant” se bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë, pjesëmarrja e Turqisë në to dhe përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në formatin e Normandisë ishin të përshtatshme, ndërsa shtoi se “e rëndësishme është që kjo të sjellë rezultate praktike”.

Ndërkaq Presidenti Recep Tayyip Erdogan në prononcimin e tij për gazetarët dje pas një vizite në Katar, tha: “Ne mund të ofrojmë lehtësim për tensionet Rusi-Ukrainë, ndërmjetësim ose mbështetje në çdo format që do të dëshirohej me pëlqimin e të dy palëve.”

Kategoritë
BotaLajme