Ukraina do të sigurojë mbështetjen e nevojshme për ish-presidentin e Gjeorgjisë, Saakashvili

“Ne mbrojmë çdo shtetas të Ukrainës që ka probleme”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba bëri të ditur se ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i cili u arrestua në vendin e tij pas 8 vitesh është shtetasi i tyre dhe se për atë do të sigurohet mbështetja e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në televizionin “Dom”, Kuleba lidhur me arrestimin e Saakashvilit tha se ai është shtetasi i tyre dhe se për këtë arsye ndaj tij do të sigurohet mbështetja e nevojshme.

Pasi informoi se me ambasadorin e Gjeorgjisë në Kiev sot do të bisedohet në ministri lidhur me këtë çështje, Kuleba tha se “Ne mbrojmë çdo shtetas të Ukrainës që ka probleme”.

Arrestimi i Saakashvilit

Kryeministri i Gjerogjisë, Irakli Garibashvili, më dje njoftoi arrestimin e ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i cili është kthyer në vend pas 8 vitesh.

Më 4 dhjetor 2015, Saakashvilit iu hoq shtetësia gjeorgjiane. Saakashvili formoi në Ukrainë Partinë Lëvizja e Forcave të Reja dhe ndodhen në opozitë.

Më 26 korrik 2017 Saakashvilit iu hoq edhe shtetësia ukrainase ndërsa vitin e kaluar atij iu dha sërish shtetësia nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Saakashvili që nga viti 2020 e deri më tani kryen detyrën si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Reformës Kombëtare të Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme