Ukraina: Forcat ruse rrëmbyen kryetarin e bashkisë së Melitopolit

Melitopoli, qytet në Ukrainën lindore në Zaporizhzhia Oblast, u pushtua nga rusët në ditët e fundit të shkurtit.

Anton Gerashenko, Këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se kryetari i Bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, u rrëmbye nga forcat ruse.

Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Gerashenko deklaroi se Fedorov u rrëmbye nga dhjetë ushtarë rusë nga qendra e krizës në qytetin e pushtuar.

Duke vënë në dukje se Fedorov nuk pranoi të bashkëpunonte me rusët, Gerashenko tha se kryetari u hoq nga ndërtesa me një qese plastike në kokë.

Melitopoli, qytet në Ukrainën lindore në Zaporizhzhia Oblast, u pushtua nga rusët në ditët e fundit të shkurtit.

Ndërkohë, në një video-mesazh, presidenti i vendit Volodymyr Zelenskyy rrëmbimin e kryebashkiakut e ka cilësuar si “krim kundër demokracisë”.

Kategoritë
BotaLajme