Ukraina: Janë vrarë 13.800 ushtarë rusë

Ushtria ruse gjithashtu ka humbur 84 avionë, 108 helikopterë si dhe 430 tanke, 1.375 mjete të blinduara, 190 topa, 70 sisteme raketahedhëse dhe 43 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse ka humbur 13.800 ushtarë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ndau të dhëna lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt – 16 mars.

Sipas kësaj, janë vrarë 13.800 pjesëtarë të ushtrisë ruse e cila sulmon Ukrainën dhe janë rrëzuar 84 avionë dhe 108 helikopterë rusë. Më tej thuhet se janë shkatërruar 430 tanke, 1.375 mjete të blinduara, 190 topa, 70 sisteme raketahedhëse dhe 43 sisteme të mbrojtjes ajrore ruse.

Po ashtu forcat ruse anë humbur 819 mjete, 3 skafe të lehtë të shpejtë, 60 mjete karburanti si dhe 10 dronë.

Kategoritë
BotaLajme