Ukraina kërkon mbështetjen e Erdoganit për lirimin e arrestuarve nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba njoftoi se Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar mbështetjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për lirimin e qytetarëve ukrainas që mbahen në burg nga Rusia.

Në një konferencë shtypi Kuleba tha se Zelenskiy dhe Erdogan zhvilluan bisedime të gjata në kuadër të takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve, që ata patën në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku kishin shkuar për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Gjatë takimit Zelenskiy i dha Erdoanit një listë me 450 të burgosur ukrainas, përfshirë nënkryetarin e Kuvendit Kombëtar të Tartarëve të Krimesë, Neriman Xhelal, sqaroi Kuleba.

“Ne kërkuam që Erdogani të bisedonte për këtë çështje me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin”,- u shpreh Kuleva, ndërsa shtoi se ata duhet t’i çlirojnë ukrainasit nga burgjet ruse.

Kategoritë
BotaLajme