“Ukraina kukull e SHBA”, çfarë tha Putin në fjalimin e njohjes së rajoneve rebele?

Presidentit rus Vladimir Putin mbajti një fjalim televiziv për të njoftuar vendimin e tij për të njohur dy zonat rebele të Ukrainës që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ai foli për gati një orë  duke iu referuar edhe krijimit të  Bashkimit Sovjetik në vitin 1922.

Pjesë nga fjalimi i Putin:

Putin tha se “Ukraina nuk ka pasur kurrë një traditë të shtetësisë së vërtetë” dhe se Ukraina moderne ishte “krijuar” nga Rusia.

Ai sulmoi idenë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke thënë se kjo do të shërbente si “një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”.

Putin përsëriti argumentin e tij se NATO ka  injoruar shqetësimet ruse të sigurisë.

Pa dhënë prova, ai tha se Ukraina ishte një “kukull” e SHBA-së dhe akuzoi autoritetet ukrainase për korrupsion

Duke konfirmuar njohjen e shteteve të shkëputura, ai tha se ishte një vendim që duhej ta kishte marrë shumë kohë më parë.

Le të fillojmë me faktin se Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia, më saktë nga Rusia bolshevik, komuniste. Ky proces filloi pothuajse menjëherë pas revolucionit të 1917. Më pas, në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini tashmë aneksoi BRSS dhe transferoi në Ukrainë disa toka që më parë i përkisnin Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Dhe në vitin 1954, për disa arsye, Hrushovi mori Krimenë nga Rusia dhe ia dha Ukrainës. Në fakt, kështu u formua territori i Ukrainës Sovjetike. SHBA dhe NATO e kanë kthyer Ukrainën në një “teatër lufte”, ka thënë Putin

Kategoritë
BotaLajme