Ukraina: Në sulmet e Rusisë kanë humbur jetën 136 fëmijë

Në një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 570 institucione arsimore, ndërsa 73 prej tyre janë shembur plotësisht

Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 136 fëmijë ndërsa 200 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 570 institucione arsimore, ndërsa 73 prej tyre janë shembur plotësisht.

Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e saj e deri më tani kanë humbur jetën 136 fëmijë ndërsa 200 janë plagosur.

Kategoritë
BotaLajme