Ukraina thotë se ka rrëzuar helikopterin “KA-52 Alligator” të Rusisë

“Në 24 orët e fundit, ne rrëzuam KA-52 Alligator dhe dy helikopterë Mi-24, një avion dhe mjet ajror pa pilot Orlan-10”, tha Komanda e Forcave Ajrore.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se kanë rrëzuar një helikopter rus KA-52 Alligator.

Në një deklaratë, Komanda e Forcave Ajrore tha se pushtuesit rusë vazhdojnë të bombardojnë qytetet paqësore të Ukrainës, duke sjellë dhimbje, vdekje dhe përçarje, duke i mbajtur nën zjarr me raketa dhe artileri.

Megjithatë, në deklaratë thuhet Rusia vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme si në tokë, ashtu edhe në ajër.

“Në 24 orët e fundit, ne rrëzuam KA-52 Alligator dhe dy helikopterë Mi-24, një avion dhe mjet ajror pa pilot Orlan-10”, theksohet në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme