Rusia ka humbur edhe një gjeneral në luftën e saj në Ukrainë, ka thënë dje Kievi, duke e çuar në shtatë numrin e gjeneralëve elitarë të Vladimir Putinit, që nënkupton se ishin nën urdhërat direkt të tij. Gjenerali 47 vjeçar i ushtrisë ruse, Oleg Mityaev, u vra gjatë luftimeve të ashpra në qytetin e Mariupolit, tha dje ministri i brendshëm ukrainas.
Një fotografi përkujtimi është publikuar në Rusi edhe për gjashtë gjeneralë të tjerë elitarë.
Ndërkohë, Dailymail ka përmbledhur kokat e vrara të ushtrisë ruse në Ukrainë, mes tyre edhe një nga Çeçenia si dhe njëri – lider i grupit ushtarak neo-nazist që mbështetet nga Krekmlini.
Shkrimin e gjatë të Dailymail, Periskopi po e përmbledh shkurtimisht kështu, duke sjell vetëm emerat e komandantëve, gjeneralëve, kolonelëve e liderëve të tjerë të ushtrisë ruse, vrarë deri tani në Ukrainë.
1.Gjeneral major Andrei Koleshnikov: Komandant i Brigadës së 29-të ruse.
2.Gjeneral major Vitaly Gerashimov: Zëvendëskomandanti i brigadës së 41-të të ushtrisë ruse, që mori pjesë edhe në operacionet ushtarake të Rusisë në Siri dhe Krime.
3.Gjeneral major Andrei Shukhovetski: zëvendës komandant i brigadës së 41 të ushtrisë ruse. Raportet thonë se u vra me snajper.
4. Kolonel Andrei Zaharov: U vra në Ukrainë, në afërsi të Kievit.
5. Kolonel – lejtnant Dmitry Safronov: Lider i brigadës së marinës, u vra pasi forcat ukrainase rimorën Çernihovin.
6. Kolonel – lejtnant Denis Glebov: Lider i forcave ajrore, u vra në Çernihiv.
7. Kolonel – lejtnant Konstantin Zizevski: Lider i forcave ajrore ruse, u vra në jug të Ukrainës.
8.Gjeneral Mahomed Tushaev: Lideri i forcave speciale, u vra afër qytetit Hostomel.
9. Vlladimir Zhonga: Lideri i batalionit neo-nazist që mbështetet nga Kremlini
10. Georgy Dudorov: Zëvendëskomandant i Divizionit të forcave ajrore, regjimenti 137.
11. Aleksy Aleshko: Oficer i inteligjencës i forcave parashutiste ruse.