Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 374 tanke, 74 avionë dhe 86 helikopterë

Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se mbi 12 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se më shumë se 12 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën midis dy vendeve, kurse janë shkatërruar 374 tanke dhe 74 avionë.

Ministria ukrainase në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më shumë se 12 mijë trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 374 tanke, 74 avionë, 86 helikopterë, 1.226 automjete të blinduara, 140 sisteme artilerie, 62 sisteme raketahedhëse, 34 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 600 automjete janë shkatërruar

Përveç kësaj, ushtria ruse ka humbur 3 skafe të lehta, 60 automjete karburanti dhe 7 mjete ajrore pa pilot (UAV) në luftën e nisur në Ukrainë që prej 24 shkurtit.

Kategoritë
BotaLajme