Ukraina: Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni Chernihiv

Pas negociatave të mbajtura në Stamboll mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainas, Ministria ruse e Mbrojtjes mori vendim për pakësimin në masë të madhe të veprimeve ushtarake në Kiev dhe Chernihiv

Ushtria ruse, e cila vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, njoftohet se është tërhequr nga rajoni Chernihiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i rajonit Chernihiv, Viacheslav Chaus, theksoi se ushtria ruse po tërhiqet ngadalë nga rajoni, por që rreziku i bombardimeve vazhdon.

“Tani të gjithë po punojnë për rigjallërimin e jetës në rajon. Edhe ushtria jonë po pastron minat në vendet ku më parë ndodhej armiku. Por rreziku për sulme ajrore dhe me raketa vazhdon”, tha Chaus nga llogaria e tij në Telegram.

Ndërkaq, në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet se forcat ruse janë tërhequr, por se vazhdojnë të mbajnë nën bllokadë rajonin Chernihiv në veri.

“Në të njëjtën kohë vëzhgohet aktiviteti i trupave të Qendrës Ushtarake të Rusisë në rajonin pranë kufirit me Ukrainën”, njoftohet më tej në deklaratë.

Pas negociatave të mbajtura në Stamboll mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainas, Ministria ruse e Mbrojtjes mori vendim për pakësimin në masë të madhe të veprimeve ushtarake në Kiev dhe Chernihiv.

Kategoritë
BotaLajme