Ukraina vë në tavolinë anëtarësimin në NATO/ Kërkojnë bisedime me rusët, nuk duan luftë

Kjo fillimjavë ka nisur me sulm të fort diplomatic që të mos ketë luftë në Ukrainë.

Deklarata e ambasadorit ukrainas në Londër, Vadym Prystaiko, i ka dhënë kthesë tjetër gjithë tensionit në kufi mes Ukrainës dhe fqinjit rus.

Diplomati foli për mundësinë e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, ndërsa la të nënkuptohet se mund të ketë diskutime për këtë çështje, sepse Ukraina kërkon zgjidhjen më të mirë për të mos vajtur në një luftë të përgjakshme.

Në intervistën e dhënë për BBC-në ai solli në vëmendje se Kievi ka si synim strategjik anëtarësimin në NATO, por duhet të jemi fleksibël për të gjetur zgjidhje, sepse duhet të bëjmë diçka, tha diplomati.

Jemi të vetëm në këtë përballje, sepse vendet rrotull kanë aleancat e tyre ushtarake, kurse Ukraina duhet ta përballojë e vetme luftën.

Një nga kërkesat thelbësore ruse është që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e bllokut ushtarak veriatlantik – diçka për të cilën Kievi deri më tani nuk ishte prononcuar publikisht.Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba ka kërkuar një takim urgjent me Rusinë dhe shumë shtete evropiane, për të marrë një shpjegim lidhur me grumbullimin e mbi 130 mijë forcave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

 “Ukraina po thërret një takim me Rusinë dhe të gjitha shtetet anëtare në 48 orët e ardhshme për të diskutuar për lëvizjet e trupave ruse përgjatë kufirit tonë”, tha ministri.

Kategoritë
BotaLajme