Ukraina zgjat deri më 25 maj regjimin e gjendjes ushtarake

Zelenskyy kishte shpallur gjendjen ushtarake midis 24 shkurtit dhe 25 prillit për shkak të sulmit të Rusisë ndaj vendit të tij

Parlamenti i Ukrainës (Verhovna Rada) miratoi projektligjin për zgjatjen e regjimit të gjendjes ushtarake të propozuar nga presidenti Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në parlament u diskutua dhe u pranua “Projektligji për miratimin e Dekretit të Presidentit për Zgjerimin e Ligjit Ushtarak në Ukrainë”, dërguar nga Zelenskyy.

Me miratimin e parlamentit, gjendja ushtarake në vend do të vazhdojë deri më 25 maj.

Zelenskyy kishte shpallur gjendjen ushtarake midis 24 shkurtit dhe 25 prillit për shkak të sulmit të Rusisë ndaj vendit të tij.

Kategoritë
BotaLajme