Ukrainasi gjen guximin për debat në televizionin rus, ja çfarë e gjen

Monitoruesi i BBC-së , Francis Scarr, ka publikuar një video në profilin e tij në twitter në të cilën tregohet një sekuencë gjatë një debati në një televizion rus ku ka gjetur guximin të marr pjesë edhe një përfaqësues nga Ukraina.

Drejtuesi i emisionit, Vladimir Solovyov, që është një prej propaganduesve kryesor që i shërben Vladimir Putinit, gati sa nuk i është sulur fizikisht ukrainasit që ishte pjesëmarrës në debat dhe që përpiqej t’i kundërpërgjigjej Solovyuovit teksa ky i fundit përpiqej ta përshkruane Rusinë si “engjull”.

“Vetëm një ukrainas vazhdon të shfaqet në debatet ruse. Ja çfarë ndodh kur ai përpiqet të kundërpërgjigjet”, ka shkruar Scarr teksa me poshtë ka cituar fjalët e Solovyov.

“A e kemi bombarduar ndonjë shtëpi, një të vetme!?. Ato janë të gjitha objekte të ushtrisë. Por cfarë i kanë bërë zonave të banimit në Donestk bastardët dhe të poshtrit tuaj”, shpërthen me nervozë propagandisti rus.

Siç ka shkruar Scarr një shpërthim i tillë i Solovyov ka ardhur në momentin kur ukrainasi i është kundërpërgjigjur propagandës ruse dhe ka thënë se Rusia është duke bombarduar zonat e banuara në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme