Ukrainë, 562 robër lufte nga ushtria ruse

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se në vendin e saj ndodhen 562 robër lufte, pjesëtarë të ushtrisë ruse.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se në vendin e saj ndodhen 562 robër lufte, pjesëtarë të ushtrisë ruse.

Në një deklaratë në një televizion lokal lidhur me numrin e robërve të luftës që mbahen në vendin e saj, Vereshchuk tha se në Ukrainë mbahen 562 robër lufte, pjesëtarë të ushtrisë ruse.

“Krahas kësaj ndodhen edhe trupat e pajetë të ushtarëve rusë”, theksoi Vereshchuk e cila shtoi se robërit rusë të luftës trajtohen në përputhje me të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Ajo shtoi se të dhënat lidhur me trupat dhe ushtarët rusë që janë robër lufte në vend përgatiten dhe i përcillen Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Vereshchuk më tej tha se shumica e ushtarëve rusë që janë robër kanë thënë se pas kësaj nuk duan të kthehen në Rusi.

Kategoritë
BotaLajme