Ukrainë: Babë e bir konvertohen në Islam

Derisa lufta në Ukrainë po vazhdon, një ukrainas dhe djali i tij u konvertuan në Islam në qytetin e Odessa, transmeton Gazeta e Re

Vitaly Imanov dhe djali i tij Sergey, me banim në Odessa të Ukrainës, e cila ishte nën sulmin rus, deklaruan se donin të konvertoheshin në Islam duke shkuar në xhaminë Al-Salam.Babai dhe djali ukrainas morën informacion për parimet e Islamit në prani të komunitetit të xhamisë.

Baba e bir, të cilët dëgjuan me shpirt atë që thuhej, u bënë muslimanë duke cituar shahadetin dhe ajetet kuranore

”Kam menduar për një kohë të gjatë të konvertohem në Islam, por tani kam vendosur. Si fe e fundit, Allahu na dërgoi këtë fe. Prandaj pranova. Ka shumë njohuri në këtë fe dhe unë e kam mësuar atë” u shpreh ai.

Ndërsa dajli i tij Sergey tha se familja e tij e kishin përkrahur për këtë veprim të tij dhe se po ndjehet i lumtur që ka pranuar Islamin

”Vendosa të pranoj Islamin, por nuk dija si ta bëja. Familja ime më ndihmoi për këtë. Jam shumë i lumtur që sot mora këtë vendim dhe pranova fenë islame”, tha ai./Gazetaere

Kategoritë
LajmeTë ndryshme