Ukrainë, kreu i Bashkisë së Melitopol-it lirohet në këmbim të 9 ushtarëve rusë

“Ivan Fedorov u lirua nga robëria ruse. Për atë Rusia ka marrë 9 ushtarë të saj të lindur në vitet 2002-2003. Në të vërtetë këta janë fëmijë”, tha zëdhënësja e Zyrës presidenciale të Ukrainës, Zarivnaya.

Kryetari i Bashkisë së Melitopol-it në Ukrainë, Ivan Fedorov i rrëmbyer më parë nga ushtria ruse u lirua dje. Ai është shkëmbyer me 9 ushtarë rusë të cilët ishin marrë peng gjatë luftës.

Zëdhënësja e Zyrës presidenciale të Ukrainës, Darya Zarivnaya në një fjalim në një televizion lokal tha se kryetari i Bashkisë së Melitopol-it, Ivan Fedorov është shkëmbyer me 9 ushtarë rusë të cilët ishin marrë peng gjatë luftës.

“Ivan Fedorov u lirua nga robëria ruse. Për atë Rusia ka marrë 9 ushtarë të saj të lindur në vitet 2002-2003. Në të vërtetë këta janë fëmijë”, tha Zarivnaya.

Autoritetet ukrainase dje bënë të ditur lirimin e kreut të Bashkisë së Melitopol-it i cili ishte rrëmbyer më 11 mars nga ushtria ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte kërkuar ndihmë nga presidentët e disa vendeve për lirimin e Fedorov-it.

Kategoritë
BotaLajme