Ukrainë – Situata në terren, humbjet, armëpushimi i përkohshëm për evakuime

Për shkak të sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë, 136 fëmijë humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën.

Për shkak të sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë, 136 fëmijë humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën.

Në deklaratën e bërë nga Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, theksohet se nga bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 570 institucione arsimore dhe 73 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

Në deklaratë thuhet se 136 fëmijë janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi sulmet e saj.

Kiev: Në 24 orët e fundit janë neutralizuar 170 ushtarë dhe 42 automjete të Rusisë

Në Ukrainë, në 24 orët e fundit, 170 ushtarë rusë dhe 42 automjete ushtarake të ushtrisë ruse janë shkatërruar.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thuhet se në 24 orët e fundit janë zmbrapsur me sukses 9 sulme të ushtrisë ruse dhe në këtë kuadër ushtria ukrainase u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Bëhet e ditur se 170 ushtarë rusë janë neutralizuar në 24 orët e fundit si rezultat i aksioneve të suksesshme të ushtrisë ukrainase dhe u shkatërruan 42 automjete ushtarake të ushtrisë ruse, duke përfshirë 3 avionë, 3 mjete ajrore pa pilot dhe 8 tanke.

Vereshçuk: Vazhdon evakuimi i civilëve nëpërmjet korridoreve humanitare

Ndërkaq zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshçuk, raportoi se dy korridore humanitare po funksiononin ditën e fundit dhe se 7.331 ukrainas u evakuuan në zona të sigurta përmes këtyre korridoreve.

Në deklaratën e saj, Vereshçuk theksoi se në qytetet Mariupol dhe Melitopol funksionojnë 2 korridore humanitare, ku lufta me ushtrinë ruse ka vazhduar në 24 orët e fundit dhe në këtë kontekst u evakuuan 6 mijë e 800 civilë nga Mariupoli dhe 531 civilë nga Melitopol në drejtim të Zaporizhias.

Duke vënë në dukje se puna e tyre në autokolonat e ndihmave humanitare vazhdon, Vereshçuk tha se 80 ton ushqime, ilaçe dhe furnizime bazë u dërguan në qytetet Berdyansk dhe Melitopol për të ndihmuar njerëzit e Mariupolit.

Vereshçuk tha gjithashtu se përpjekjet e tyre për evakuimin e ukrainasve në qytetet ku lufta vazhdon do të vazhdojnë edhe sot, duke shtuar se në këtë kuadër do të zhvillojnë bisedime për evakuimin e civilëve në rajonet  Mariupol, Kiev dhe Lugansk.

Rusia ka përforcuar flotën e saj të anijeve në Detin Azov

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se Rusia ka përforcuar flotën e saj të anijeve në Detin Azov.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e Shtabit të Përgjithshëm në Facebook, vihet re se trupat ruse nuk i arritën qëllimet e tyre kryesore, si bllokimi i kryeqytetit Kiev dhe qasja në kufijtë administrativë të rajoneve Donjeck dhe Lugansk.

Bëhet e ditur se trupat ruse ia dolën pjesërisht të krijonin një korridor tokësor midis Krimesë së pushtuar dhe rajonit të Donjeckut.

“Armiku po shton flotën e tij të anijeve në Detin Azov. Një minahedhës i vogël ‘Valentin Pikul’, një anije raketore ‘Naberezhnye Chelnyi’ dhe dy mjete zbarkuese kaluan ngushticën e Kerçit në drejtim të veriut”, thuhet në deklaratë.

Shoygu: Përparësia e Rusisë është mbështetja e fuqisë strategjike ushtarake

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu deklaroi se përparësitë e ushtrisë ruse në porositjen e armëve të reja janë për mbështetjen e gatishmërisë luftarake të aviacionit, armëve me rreze të gjatë veprimi me precizon të lartë dhe forcave strategjike bërthamore.

Shoygu zhvilloi një takim me zyrtarët rusë për furnizimin e (porosive) mbrojtjes shtetërore.

Ai tha se ka pasur një takim me Ministrinë e Financave për urdhrat e mbrojtjes dhe detyrimet buxhetore.

Duke vënë në dukje se porositë për mbrojtjen janë dorëzuar në mënyrë të planifikuar, duke marrë parasysh vështirësitë aktuale, Shoygu tha: “Nëse kemi parasysh se financimi i buxhetit është rritur me 15 për qind këtë vit krahasuar me një vit më parë, duhet të shikojmë se çfarë kemi, duhet t’i kushtohet vëmendje gjatë përmbushjes së porosive të mbrojtjes shtetërore.”

Ministri rus vuri dukje se pavarësisht sanksioneve antiruse, 85% e kontratave shtetërore janë përmbushur dhe shtoi se të gjitha porositë do të përfundojnë brenda muajit të ardhshëm.

Zelenskiy paralajmëron për negociata “me kushte të drejta”

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelenskiy vuri në dukje se sovraniteti i vendit të tij dhe integriteti territorial duhet të sigurohen në negociatat me Rusinë. “Pra, kushtet duhet të jenë të drejta”, tha ai.

Në videomesazhin e fundit, Zelenskiy deklaroi se forcat e armatosura ukrainase, të cilat i shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë ruse, vazhdojnë të luftojnë kundër sulmeve të armikut në Donbas, Harkov dhe Kiev, duke shtuar: “Mbrojtësit tanë po zmbrapsin sulmet e Rusisë, duke i drejtuar udhëheqjes ruse që sipas të menduarit e thjeshtë dhe me logjikë, bisedimi është i nevojshëm. Për të mos humbur kohë, duhet folur urgjentisht për rezultate me kuptim dhe ndershmëri.”

Duke shprehur se negociatat me Rusinë duhet të jetë “serioze”, Vladimir Zelenskiy tha: “Tashmë 16 mijë ushtarë rusë kanë vdekur. Për çfarë? Kujt i shërben kjo? Bisedimet duhet të jenë serioze. Duhet të garantohet sovraniteti i Ukrainës, integriteti territorial i Ukrainës. Pra, kushtet duhet të jenë të drejta. Përndryshe, populli ukrainas përfundimisht nuk do ta pranojë atë.”

Kategoritë
BotaLajme