Ukrainë – Situata në terren, humbjet, evakuimi i civilëve

Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, theksohet se që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi sulmet e saj në Ukrainë, 167 fëmijë kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë janë plagosur.

Në Ukrainë bëhet e ditur se 167 fëmijë kanë vdekur dhe 279 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë ruse.

Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, theksohet se nga bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 927 institucione arsimore dhe 83 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

Thuhet se që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi sulmet e saj në Ukrainë, 167 fëmijë kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë janë plagosur.

  • Zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshchuk deklaroi se më shumë se 3.800 njerëz u evakuuan të martën nga zonat e luftimeve.

Në videon që ka postuar në rrjetet sociale, Vereshchuk ka bërë deklarata në lidhje me procesin e evakuimit të civilëve nga zonat ku vazhdojnë konfliktet në vendin e saj.

Duke thënë se evakuimet vazhdojnë, ajo tha: “(Dje, e martë) u evakuuan 3 mijë e 846 persona. Gjatë ditës 2 mijë e 216 persona arritën në Zaporizhye me automjete personale përmes korridoreve të ndihmës humanitare Mariupol-Berdyansk. 1.496 prej tyre erdhën nga qyteti Mariupol. 720 persona arritën gjithashtu në Zaporozhye nga qytetet Polohi, Vasilivka, Berdyansk dhe Melitopol.”

Vereshchuk deklaroi se më shumë se një mijë njerëz u evakuuan me autobusë nga disa qytete të rajonit Lugansk të Ukrainës.

Ajo dha informacion edhe për aktivitetet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Irina Vereshchuk tha: “Sipas përcaktimeve të para, të paktën 26 mijë metra katrorë hapësirë ​​jetese, 533 institucione arsimore, 196 institucione shëndetësore, 300 kopshte, 8 aeroporte, 10 aeroporte ushtarake, 129 fabrika dhe biznese, më shumë se 22,000 kilometra rrugë dhe 226 ura dhe mbikalime në Ukrainë janë dëmtuar ose u shkatërruar.”

Duke deklaruar se po punohet për koston e dëmeve që ka pësuar vendi i saj nga lufta, ajo tha: “Kjo shifër është 68 miliardë dollarë. Dëmi indirekt i ekonomisë së vendit është 600 miliardë dollarë dhe kjo shifër fatkeqësisht do të rritet çdo ditë.”

Zëvendëskryeministrja theksoi se Rusia duhet të kompensojë humbjet në fjalë.

  • Ambasada turke rifillon aktivitetin në Kiev

Ambasada turke në Kiev, e cila u zhvendos përkohësisht në qytetin jugperëndimor ukrainas Çernivci (Çernivtsi), është kthyer në kryeqytet dhe nga nesër do të fillojë të funksionojë.

“Të dashur qytetarë dhe miq ukrainas, aktivitetet tona i kishim zhvendosur përkohësisht në qytetin Çernivci, i cili u kthye në një logjistike për evakuimet. Nga sot (05.04.2022), ne jemi kthyer në shtëpinë tonë, në Kiev”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.

Më tej, theksohet se nga nesër ambasada do t’i kryejë aktivitetet e saj, përfshirë shërbimet konsullore, në ndërtesën e saj që ndodhet në ‘Panasa Mirnoho 22’.

Disa vende, përfshirë ShBA-në, Izraelin, Holandën dhe Hungarinë, i zhvendosën përkohësisht ambasadat e tyre nga Kievi në qytetin perëndimor Lviv për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

  • Më 24 shkurt Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës. Lufta është përballur me zemërim ndërkombëtar. Shumë vende, kryesisht Bashkimi Evropian (BE), SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar po zbatojnë sanksione të ashpra kundër Moskës.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.480 civilë janë vrarë dhe rreth 2.200 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithatë shifra e vërtetë dyshohet se është shumë më e lartë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4,2 milionë ukrainas po ashtu kanë ikur në vendet fqinje, ndërkohë rreth 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

  • Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se qendra komanduese dhe rezervuari i karburantit në Ukrainë u goditën nga raketa me saktësi të lartë.

Zëdhënësi i Ministrisë Igor Konashenkov shpjegoi veprimet e djeshme të njësive ushtarake ruse në luftën në Ukrainë.

Konashenkov tha se forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në objektet e infrastrukturës ushtarake në Ukrainë.

“Qendra komanduese e njësive të mbrojtjes rajonale në vendbanimet Zolochiv dhe Chuhuiv, rezervuari i karburantit dhe fabrika ku u riparuan automjetet e blinduara u shkatërruan me raketa me saktësi të lartë,” tha ai.

  • Konashenkov bëri të ditur se 33 elementë të infrastrukturës ushtarake u shkatërruan në sulmet ajrore në Ukrainë gjatë ditës, duke shtuar se gjithashtu u shkatërruan 125 avionë të ushtrisë ukrainase dhe 93 helikopterë si dhe 403 mjete ajrore pa pilot (dronë), 1.981 tanke dhe automjete të blinduara, 854 obusë dhe mortaja dhe 1.876 mjete të posaçme ushtarake.

Igor Konashenkov njoftoi gjithashtu se luftimet po vazhdojnë në qytetin Mariupol.

Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se më shumë se 620.000 njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikshme në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Kategoritë
BotaLajme