“Unë çka flas në fushatë flas për me marrë vota e tash janë do sende që ndryshojnë”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është shprehur lirshëm në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa pasi që në këtë mbledhje nuk ishin prezent mediat, shkruan Gazeta e Re.

Gjatë diskutimit në këtë mbledhje ka pasur mospajtime për çështje të ndryshme në mesin e anëtarëve të këtij komiteti ku ia kanë përkujtuar premtimet e kryetarit Totaj që i kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Sipas asamblistes Dafina Alishani nga Lëvizja Vetëvendosje, Totaj për këtë çështje është përgjigjur duke thënë se premtimet në fushatë janë për vota dhe pastaj disa sende mund të ndryshojnë.

Alishani këtë ia përkujtoi Totajt edhe sot gjatë seancës së jashtëzakonshme në kuvend ku tha se ai u shpreh lirshëm pasi që në atë takim nuk ishin prezent mediat

“Kryetar unë e kam një citat ku ju në KPF thatë unë çka flas në fushatë flas për me marrë vota e tash janë do sende që ndryshojnë këtë e ka thënë Shaqir Totaj pasi që ska pasur mundësi të thotë karshi qytetarëve dhe e pati lirinë sepse nuk pati media e këtë unë po ia përkujtoj kështu që kujdes kur jepni premtime keni përgjegjësi ta përmbushni premtimet”, tha ajo./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi