“Unë nuk do t’i jap llogari askujt pas kësaj ore”, Tatlises u martua me 26 vjeçaren

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises vitin e kaluar pas një pauze shtatë vjeçare u rikthye në skenë. Këtë largim nga muzika e bëri jo pa arsye, ai para tetë viteve u plagos për arsye biznesore.

Ani pse ai më nuk është aktiv në skenë, ai vazhdon të jetë njëri ndër krijuesit më të mëdhenj të hiteve në Turqi. Sa i përket jetës personale, gjatë karrierës së tij muzikore për Ibrahimin është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë si dhe martesat

Ibrahim Tatlıses (69) njoftoi se u martua për herë të pestë me Gülçin Karakaya (26), 43 vjet më i ri se ai. Tatlıses, i cili bëri martesën e tij të pestë, tha: “Unë jam i lumtur, unë jam i martuar,  Gülçin kujdeset mirë për mua. Unë nuk do t’i jap llogari askujt pas kësaj ore.”

Kategoritë
LajmeTë ndryshme