Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) deklaroi se shkencëtarja turke, Dr. Ozlem Tureci është një nga pararojat e shkencëtareve në garën e vaksinës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

Në deklaratën e bërë në llogarinë “Twitte”r të UNESCO-s, selia e së cilës ndodhet në Paris, kryeqytetin e Francës, shkruhet: “Dr. Ozlem Tureci është një nga pararojat e shkencëtareve në garën e vaksinës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19). Pavarësisht nga gjinia, etnia apo feja, shkenca bëhet e fuqishme vetëm kur mund të përfitojë nga një larmi më e madhe”.
Në postim zuri vend edhe vlerësimi i Tureci me fjalët: “Nuk ka asgjë negative në lidhje me identitetin, e keqja është politizimi i tij”.
Prof. Dr. Ugur Sahin dhe bashkëshortja e tij Dr. Ozlem Tureci, themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë “BioNTech”, e cila zhvilloi vaksinën kundër COVID-19, në 6 komplekse prodhimi në vende të ndryshme të botës, synojnë që këtë vit të prodhojnë 2 miliardë doza vaksinash.
Tureci, e cila pasi ka qenë 10 vjet Anëtare e Bordit Këshillimor Klinik dhe Shkencor të BioNTech, në vitin 2018 u bë Anëtare e Bordit Drejtues të kompanisë. Tureci filloi të menaxhojë edhe departamentin e zhvillimit klinik si “zyrtari kryesor mjekësor”.