UNHRC me shumicë votash miraton rezolutën që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia, një shtet voton kundër

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut(UNHRC) ka votuar me shumicë dërmuese për rezolutën që dënon shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Rusia në Ukrainë dhe për ngritjen e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato.

Vetëm Eritrea ka mbështetur Rusinë dhe ka votuar kundër rezolutës së sjellur nga Ukraina, ndërkaq 13 shtete kanë abstenuar shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Ex

Ambasadorja e Ukrainës në OKB, Yevheniia Filipenko, i tha Këshillit se kishte “prova të pakundërshtueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut, si dhe krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit nga Rusia”.

“Është detyra jonë e përbashkët të sigurojmë llogaridhënie duke mandatuar dokumentacionin dhe verifikimin e krimeve të Rusisë dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës”, ka thënë ajo.

https://twitter.com/RitaFrenchFCDO/status/1499710949204369410/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1499710949204369410%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Funhrc-me-shumice-votash-miraton-rezoluten-qe-denon-shkeljet-e-te-drejtave-te-njeriut-nga-rusia-nje-shtet-voton-kunder%2F

Kategoritë
BotaLajme