UNICEF: 2 milionë fëmijë kanë ikur nga Ukraina, më shumë se 100 janë vrarë

UNICEF ka deklaruar këtë të mërkurë se më shumë se 2 milion fëmijë janë detyruar të ikin nga Ukraina, shifër kjo që përbën gjysmën e refugjatëve ukrainas në total.

Më shumë se 1.1 milion prej tyre janë zhvendosur në Poloni, ndërsa qindra të tjerë janë shpërndarë në Rumani, Moldavi, Hungari, Sllovaki dhe në Republikën Qeke, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

UNICEF paralajmëroi për një rrezik të shtuar të shfrytëzimit dhe trafikimit për fëmijët që po ikin nga shteti i tyre.Ndërkaq, ky organ shtoi se më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në luftë dhe rreth 130 të tjerë janë lënduar.

Kategoritë
BotaLajme