Unioni i Dijetarëve Muslimanë: Të formohet fronti ligjor global për pakicat muslimane

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman, Ali Al-Karadagi bëri thirrje për formimin e një fronti ligjor global për të mbrojtur të drejtat e pakicave muslimane në çdo vend të botës.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman, Ali Al-Karadagi bëri thirrje për formimin e një fronti ligjor global për të mbrojtur të drejtat e pakicave muslimane në çdo vend të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Karadagi bëri një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter pas fillimit të një vale të re dhune kundër muslimanëve në Indi.

Duke bërë përngjasimin me “DEASH-in” ndaj atyre që vendosin në objektiv muslimanët, Karadagi tha: “Hindusët DEASH djegin 12 xhami në një javë, përse hesht policia. Bëj thirrje për formimin e një fronti ligjor global për të mbrojtur të drejtat e pakicave muslimane”.

Në një deklaratë më 27 tetor nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Civile (APCR) u theksua se në rajonin Tripura në lindje të vendit, janë dëmtuar të paktën 16 xhami nga “bandat radikale Hindu” dhe se janë djegur shtëpi dhe biznese që u përkasin muslimanëve.

Mohammed Huzaifa nga APCR për gazetarin e AA-së ka konfirmuar se në 16 xhamitë e shkatërruara janë vendosur flamuj që i përkasin organizatës Vishwa Hindu Parishad (Këshilli Botëror Hindu – VHP) dhe se janë djegur të paktën 3 xhami.

Kategoritë
BotaLajme