Universiteti i Beogradit anulon doktoraturën e ministrit të Vuçiqit

Senati i Universitetit të Beogradit sot pas seancës anuloi vendimin për dhënien e doktoraturës ministrit të Financave në Qeverinë e Serbisë, Sinisha Mali.

Sipas mediave serbe, vendimi për anulimin e doktoratës është marrë njëzëri, me votat e të gjithë të pranishmëve në seancë.
Po ashtu, Komisioni për Etikë Profesionale i Universitetit të Beogradit ka nxjerrë vendim me të cilin e qorton dekanin e Fakultetit të Shkencave Organizative (FON), Milija Suknoviq për shkelje të kodit. Atij i është shqiptuar vërejtje për “shkelje të etikës profesionale”, dhe për këtë është vërejtur edhe Dragan Gjuriçin, profesor në Fakultetin Ekonomik.

Në vendimin e firmosur nga dekani i Fakultetit Ekonomik thuhet se edhe pas dyshimeve publike se doktoratura e Sinisa Malit ishte plagjiaturë, profesor Gjuriçin në vend që të bënte provim, u shpreh se kishte një kontribut origjinal shkencor dhe se pretendimet në media ishin të pabesueshëm dhe ka nënshkruar raportin.

Kujtojmë se para dy vitesh Komisioni për Etikën Profesionale konstatoi se kishte elemente të pandershmërisë akademike në përgatitjen e punimit të doktoraturës së kandidatit Siniša Mali.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Siniša Mali është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndër të tjera ai ishte në qendër të vëmendjes së publikut një muaj më parë, kur në kuadër të projektit ndërkombëtar “Pandora Papers”, emri i tij ishte në listë për shkak të pronësisë së dyshimtë të 24 apartamenteve luksoze në bregdetin bullgar.

Kategoritë
LajmeRajoni