Universiteti turk “Hacettepe”: Vaksina kineze 83,5% efektive

Sipas rezultateve, të cilat u bënë publike në një konferencë shtypi organizuar në universitetin “Hacettepe” (Ankara), shkalla e efikasitetit të vaksinës është 83,5%, ndërsa shkalla e parandalimit të shtrimit në spital është 100%.

Janë publikuar rezultatet e fazës së 3-të lidhur me praktikimin në Turqi të vaksinës së prodhuar nga firma kineze “SinoVac” kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

Sipas rezultateve, të cilat u bënë publike në një konferencë shtypi organizuar në universitetin “Hacettepe” (Ankara), shkalla e efikasitetit të vaksinës është 83,5%, ndërsa shkalla e parandalimit të shtrimit në spital është 100%.

Prof. dr. Serhat Ünal dhe prof. dr. Murat Akova nga Universiteti Hacettepe dhanë informacione edhe për efektet anësore të kësaj vaksine.

Në kuadër të projektit vaksina anti-Covid dhe placebo (vaksina boshe) u injektuan tek 10 mijë e 250 njerëz. Shkalla e efektivitetit të vaksinës doli 83,5 për qind, kurse shkalla e parandalimit të shtrimit në spital është 100 për qind.

Gjatë studimit, nuk u shënua asnjë rast vdekjeje, si në grupin e atyre që u vaksinuan, edhe në grupin e placebos.

Efektet anësore më të zakonshme që janë raportuar lidhur me vaksinën kineze “Sinovac” janë; 9,8 për qind e të vaksinuarve kanë ndjerë lodhje, 7,6 për qind dhimbje koke, 3,8 për qind dhimbje të muskujve, 2,5 për qind ethe, 2,4 për qind dridhje dhe efektet anësore më të zakonshme lokale ishin 1,6 për qind dhimbje në vendin e injeksionit.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca kishte njoftuar rezultatet e para të përkohshme përpara se vaksinat të silleshin në vend. Sipas rezultateve të para efektiviteti i vaksinës ishte njoftuar 91,25 për qind.

Kategoritë
BotaLajme