Ushtarët amerikanë bastisin gabimisht një fabrikë në Bullgari duke shkaktuar panik të madh

Gjatë stërvitjes së NATO-s në Bullgari, 7 ushtarë amerikanë, që mendohet se kishin marrë direktivat e gabuara, shkaktuan panik duke bastisur një fabrikë luledielli.

Sipas lajmeve të pasqyruara në shtypin kombëtar, 7 ushtarë amerikanë që morën pjesë në stërvitjen e NATO-s ” Swift Response” të zhvilluar pranë Bazës Ajrore Cheshnigirovo, bastisën aksidentalisht një fabrikë të lulediellit në rajon.

Bastisja e ushtarëve amerikanë, që mendohet se kishin marrë direktivat e gabuara, u pasqyrua në video.

Ushtarët amerikanë të armatosur, kapërcyen muret e fabrikës dhe u drejtuan armët punëtorëve në fabrikë.

Ushtarët, të cilët neutralizuan punëtorët në fabrikë duke i urdhëruar ata “të shtriheshin dhe të mos lëvizni”, shkaktuan panik të madh.

Një nga punëtorët, Georgi Neşev, tha në një deklaratë për media: “Unë isha aq i frikësuar sa që nuk pata guximin të thërras as urgjencën.”

Pronari i fabrikës, Marin Dimitrov, deklaroi se ai aplikoi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kërkoi falje dhe shpjegim.

Dimitrov deklaroi se ai nuk ka marrë ende një përgjigje dhe tha se ai paraqiti një ankesë penale në Gjykatën e Lartë Ushtarake të Plovdivit (Filibe).

Dimitrov e përshkroi sulmin e armatosur si “një fyerje të madhe”.

“Ne u shtypëm dhe u poshtëruam. Ne morëm kërcënim me vdekje. Ne u trajtuam si gangsterë ose terroristë. Unë do të kërkoj të drejtat e mia përmes drejtësisë deri në fund,” tha ai.

Në stërvitje po marrin pjesë 2200 personel ushtarak, 30 aeroplanë luftarakë dhe një helikopter.

Kategoritë
BotaLajme