Ushtarët izraelitë rrahin brutalisht një palestinez 10-vjeçar

Ushtarët izraelitë kanë rrahur dhe ndaluar një djalë 10-vjeçar palestinez në qytetin e pushtuar Al-Khalil të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë kanë rrahur dhe ndaluar një djalë 10-vjeçar palestinez në qytetin e pushtuar Al-Khalil të Bregut Perëndimor.

Palestinezi Ziya Al-Haddad tha se ushtarët izraelitë rrahën “brutalisht” Ismail En-Niche, djalin 10-vjeçar të motrës së tij, e cila jeton në lagjen Tel-Rumeyde në qytetin e vjetër të Al-Khalil, dhe e dërguan atë në qendrën e paraburgimit.

Haddad bëri të ditur se nipi i tij u ndalua për tre orë, ndërsa shtoi se fëmijët në qytetin e vjetër “jetojnë në një atmosferë tmerruese frike dhe i nënshtrohen ndëshkimit nga ushtarët okupatorë çdo ditë”.

Disa palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, po mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë pasi këto ndalime nga forcat izraelite janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Kategoritë
BotaLajme