Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Kuds

Gruaja e palestinezit të rënë dëshmor është plagosur në bel me një plumb të vërtetë dhe po trajtohet

Ushtarët izraelitë martirizuan një palestinez 42-vjeçar me emrin Osama Siddiq Mansur në Kuds dhe plagosën gruan e tij

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, thuhet se një palestinez në veriperëndim të Kudsit u plagos në kokë si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë dhe u humbi jetën menjëherë pasi u dërgua në Kompleks Mjekësor Palestinez në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratë thuhet se gruaja e palestinezit të rënë dëshmor është plagosur në bel me një plumb të vërtetë dhe po trajtohet.

Sipas burimeve lokale, identiteti i dëshmorit palestinez u raportua si Osama Siddiq Mansur (42).

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare palestineze WAFA tha se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj automjetit në të cilin ndodhej një palestinez dhe gruaja e tij pranë qytezës Bir Nabala në veriperëndim të Kudsit.

Siç raportohet, ushtarët izraelitë mbrëmë bastisën qytezat Bir Nabala dhe Al-Jib me dhjetëra automjete, kurse më pas u përplasën me palestinezët.

Ende nuk janë siguruar informacione të detajuara mbi këtë zhvillim.

Kategoritë
BotaLajme