Ushtari izraelit vdiq nga plagët e mara gjatë protestës në Gaza

Dy palestinezë u vranë dhe mbi 40 u plagosën nga të shtënat e ushtrisë izraelite gjatë protestës së javës së kaluar

Një ushtar izraelit vdiq nga plagët e marra nga të shtënat palestineze që ndodhën javën e kaluar në kufirin e Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

21-vjeçari Barel Shmueli u qëllua dhe u plagos pranë një gardhi të sigurisë në kufirin e Gazës gjatë një proteste palestineze që shënonte 52-vjetorin e djegies së Xhamisë Al-Aksa më 21 gusht.

Dy palestinezë u vranë dhe mbi 40 u plagosën nga të shtënat e ushtrisë izraelite gjatë protestës.

Avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të grupit palestinez Hamas, i cili sundon Rripin e Gazës, në përgjigje të të shtënave.

Kategoritë
BotaLajme