Ushtria e Azerbajxhanit përdor dronët turq Bayraktar në stërvitjen e saj ushtarake

Dronët SIHA (dronë me armatim) kanë kryer detyrat e tyre të simuluara për përcaktimin e objektivave të armikut dhe transferimin e tyre në pikat e kontrollit.

Në stërvitjen e ushtrisë së Azerbajxhanit janë përdorur edhe dronët Bayraktar SIHA prodhim të Turqisë.

Në pamjet e postuara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, paraqiten dalja nga hangari dhe ngritja në fluturim e dronëve Bayraktar SIHA.

Dronët SIHA (dronë me armatim) kanë kryer detyrat e tyre të simuluara për përcaktimin e objektivave të armikut dhe transferimin e tyre në pikat e kontrollit.

Stërvitja që ushtria e Azerbajxhanit filloi dje me pjesëmarrjen 15 mijë ushtarëve do të vazhdojë deri më 20 maj.

Kategoritë
BotaLajme