Ushtria izraelite plagos 12 palestinezë në Bregun Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekipet u përballën me 12 të plagosur nga plumba të gjallë dhe dhjetëra raste të asfiksimit në Beit Ummar, në veri të El-Halilit (Hebron)

Të paktën 12 palestinezë u plagosën nga plumbat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i ndihmës humanitare tha se ekipet u përballën me 12 të plagosur nga plumba të gjallë dhe dhjetëra raste të asfiksimit në Beit Ummar, në veri të El-Halilit (Hebron).

Më herët, një palestinez u plagos nga plumbat e drejtpërdrejtë gjatë përleshjeve që shpërthyen në Beit Ummar dhe u transferua në spitalin al-Mizan, tha një burim mjekësor për AA në kushte anonimiteti.

Burimi tha se viktima është në gjendje “kritike” dhe është pranuar në sallën e operacionit.

Përplasjet shpërthyen midis dhjetëra të rinjve dhe ushtrisë izraelite pas funeralit të Muhammad Al-Alami, 12 vjeç, i cili u qëllua dhe u vra nga ushtria izraelite të mërkurën.

Ushtria përdori plumba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët.

Sulmet e ushtrisë kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor vazhdojnë çdo ditë, ndërsa Autoriteti Palestinez ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të mbrojë palestinezët nën okupim.

Kategoritë
BotaLajme