Ushtria turke dërgon përforcime ushtarake në zonën e çtensionimit në Idlib

Forcat e Armatosura Turke kanë dërguar për në pikat e vrojtimit në zonën e çtensionit të Idlibit, një autokolonë ushtarake me shumë automjete të blinduara, personel, transportues të personelit dhe municione ushtarake.

Kjo autokolonë u dërgua sot (20/06/2019) nga ushtria turke në pikat e vrojtimit, të cilat ndodhen në zonën e çtensionimit në Idlib.

Mësohet se autokolona bëri shpërndarje në zonën rurale perëndimore të Halepit dhe në disa pika vrojtimi në Hama të Sirisë.

Në kuadër të marrëveshjeve të Astana-s për zonën e çtensionit në Idlib, Forcat e Armatosura Turke kanë 12 pika vrojtimi të armëpushimit.

Forcat e regjimit të Beshar Esadit, herë pas here marrin në objektivë pikat e vrojtimit të ushtrisë turke.

Regjimi së fundmi, në 16 qershor, kishte marrë në objektivë me artileri dhe mortajë pikën e vrojtimit në Morik të Hama-s. Pas kësaj Forcat e Armatosura Turke ishin kundërpërgjigjur.

Kategoritë
BotaLajme