Ushtrimi i gruas së Ramos u shikua nga mbi gjysmë milioni njerëz (Video)

Nëse po pyesni se pse Pilar Rubio është një nga femrat më tërheqëse të futbollistëve, nuk ka dyshim se përgjigjja qëndron në dashurinë që kjo femër ka për ushtrimet.

Gruaja e Ramosit është e njohur që kalon shumë kohë në palestër dhe video e saj e fundit duke ushtruar u shikua nga më shumë se gjysmë milioni njerëz në më pak se 24 orë.

“Ngarkimi i baterive për fundjavën e ardhshme”, ka shkruar Pilar në përshkrimin e videos që e postoi në “Instagram”.

Pilar kohëve të fundit botoi librin “Metoda ime për një jetë të shëndetshme”, ku ajo flet për ushqimin, psikologjinë, seksologjinë dhe ushtrimet.

Pilar është nëna e katër fëmijëve dhe thekson se një ndryshim në zakone të caktuara ia ndryshoi jetën.

Kategoritë
Sport