Vajza e ish-presidentit Kennedy emërohet ambasadore e SHBA-së në Australi

Caroline Kennedy ishte ambasadore e SHBA-së në Japoni në periudhën 2013-2017.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden emëroi të mërkurën Caroline Kennedy, vajzën e ish-presidentit John F. Kennedy, si ambasadore të ardhshme të vendit në Australi.

Kennedy ishte ambasadore e SHBA-së në Japoni në periudhën 2013-2017.

“Ajo avancoi riorganizimin e forcave amerikane në Okinawa, promovoi fuqizimin e grave në Japoni dhe rriti shkëmbimin e studentëve midis SHBA-së dhe Japonisë”, tha Shtëpia e Bardhë.

64-vjeçarja tha se pret të bashkëpunojë me qeverinë australiane për të forcuar aleancën midis dy kombeve, për të përmirësuar shëndetin global dhe për të rritur aksesin në vaksina gjatë pandemisë së COVID-19 si dhe për të adresuar krizën urgjente klimatike.

“Jam e emocionuar të njoh popullin australian, të mësoj për vendin e tyre magjepsës dhe të ndaj me ta atë që më pëlqen më shumë për Amerikën”, tha Kennedy në një deklaratë në rezidencën presidenciale.

Caroline Kennedy do t’i duhet një konfirmim nga Senati për të marrë detyrën.

Ish-presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy u vra në një atentat më 22 nëntor të vitit 1963 teksa po ecet me autokolonën e tij në Dallas të Teksasit

Kategoritë
BotaLajme