“Vajzat e Prizrenit”, deputetja e Republikës së Kosovës dhe kandidatja për asamble biseduan për përvojat e tyre

Deputetja e Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Yllza Hoti  së bashku me kandidaten për asamble komunale në Prizren, Ejona Hoxhaj realizuan një takim për të bashkëbiseduar për disa çështje

Hoxhaj duke publikuar foton së bashku me deputeten ka shkruajtur se kanë biseduar për përvojën e saj politike e cila është këshilluar nga deputetja

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takohesha me deputeten e republikës së Kosovës Yllza Hoti, prej të cilës u këshillova dhe mësova nga përvoja e saj në politikë!” ka shkruajur Hoxhaj.

Ejona Hoxhaj do të garon në listën e Vetëvendosjes me numrin 40 e cila është kandidatja më e re për Kuvendin e Prizrenit

Kategoritë
LajmeVendi