Vajzat kosovare mposhten nga Norvegjia

Kosova mposhtet bindshëm nga Norvegjia

Kombëtarja e grave të Kosovës në futboll është mposhtur me rezultat 3-0 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Në minutën e 12-të Avduli realizoi autogol për t’i dhuruar epërsinë e parë norvegjezeve.

Për 2-0 realizoi Blakstad në minutën e 36-të, Utland ia vulosi fitoren mysafireve.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia forcon pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Kosova është e parafundit me vetëm një pikë.

Kategoritë
Sport