Vaksinohet 16 vjeçari i parë në Kosovë kundër Covid-19

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është vaksinuar kundër Covid-19 edhe një 16 vjeçar.

Ky është personi më i ri në moshë që është vaksinuar deri tani.

Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur nëna e 16 vjeçarit, Dona Lluka.

““U vaksionua 16 vjeçari i parë. Përderisa isha pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë e kisha vetëm një shqetësim, që virusin mos ta barti tek fëmijët. Kur u angazhuam në procesin e vaksinimit, isha shumë e lumtur që isha pjesë në një mision, sa human për të moshuarit aq edhe fisnik për vendin! Sot, kur po vazhdon imunizimi i popullatës edhe ekipi menaxhues bashkë me profesionistët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme këtu në Sallën “1 Tetori”, u vaksinua edhe djali im, Vleroni. Vleroni është vetëm 16 vjeç dhe do të jetë një avokues i madh edhe tek bashkëmoshatarët e vet që edhe ata të vaksinohen, sepse ashtu edhe do të duhet të ndodh! E tëra çfarë duhet të bëni është që të aplikoni me numër personal, në e-Kosova, merr konfirmimin dhe terminin e vaksinimit. Vaksinohu”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi