Valerien Ismael, trajneri i ri i skuadrës së Beşiktaş-it

Drejtuesit e Beşiktaş-it njoftuan se kanë nënshkruar kontratë me Ismaelin deri në fund të sezonit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një vit.

Trajneri francez i futbollit, Valerien Ismael është kreu i ri i stafit teknik i ekipit të Superligës turke, Beşiktaş.

Drejtuesit e Beşiktaş-it të Stambollit njoftuan se kanë nënshkruar kontratë me Ismaelin deri në fund të sezonit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një vit.

Beşiktaş, në të cilin luan edhe Miralem Pjaniç pas 30 ndeshjeve të luajtura është në vendin e tetë në tabelën e Superligës me 46 pikë dhe në tri ndeshjet e fundit nuk ka fituar.

Në ndeshjen e radhës, Beşiktaş do të luajë një ndeshje të vështirë jashtë fushe kundër liderit në tabelë Trabzonspor më 3 prill.

Kategoritë
Sport