Valëvitje e flamurit palestinez në Old Traford: a do ndëshkohet Pogba dhe Diallo?

Lojtarët e Premier League angleze të Manchester United, Paul Pogba dhe Amad Diallo ngritën flamurin palestinez pasi klubi i tyre barazoi me Fulham (1-1) në Old Trafford.

Sipas mediave angleze lojtarit të kombëtares franceze Pogba iu dha flamuri nga një tifoz.

Dueli në Old Trafford u luajt para tifozëve pas një kohe të gjatë, pasi autoritetet britanike miratuan kthimin e deri në 10,000 spektatorëve në tribuna në dy raundet e fundit.

Shumë sportistë të famshëm janë shprehur këto ditë kundër asaj që ata thonë se është një valë e re sulmesh ndaj popullit palestinez në Gaza, dhe mes tyre është edhe Pogba, i cili u fut në Instagram disa ditë më parë.

Pogba dhe Diallo nuk do të përballen me sanksione për ngritjen e flamurit palestinez sepse Shoqata e Futbollit e Anglisë nuk penalizon lojtarët për lëvizje të ngjashme pas ndeshjeve.

Lojtarët e Leicester Wesley Fofana dhe Hamza Choudhury gjithashtu ngritën flamurin palestinez pas fitores në finalen e Kupës FA kundër Chelsea të shtunën.

Kategoritë
Sport